Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Bill Cosby: Bota do të ishte më e mirë sikur t`i imitonim muslimanët

Prizren Post | 06:12 - 25.07.2013

Bill Cosby

Një nga humoristët më të njohur në botë, Bill Cosby, kohë më parë në gazetën amerikane The New York Post kishte botuar një kolumne me titull „Murtaja quhet apati“

Në këtë kolumne ai kritikon komunitetin e tij dhe jep përgjigje pse revolucioni duhet të fillojë nga shtëpia, ku përmend komunitetin musliman afrikano-amerikan, si një shembull që duhet të ndiqet.

“Unë jam i krishterë. Por, dua të them se muslimanët janë keqkuptuar, edhe atë qëllimisht. Ne të gjithë duhet të përpiqemi të jemi si muslimanët. Ata kanë ndjenjë, e sidomos ndaj fëmijëve të tyre. Nuk ekziston asnjë komunitet si ai i muslimanëve zezakë, të cilët investojnë aq shumë që fëmijëve t’u mësojnë gjërat e drejta. Ata i mësojini të mos pijnë duhan e alkool, t’i mbrojnë gratë, ata i urdhërojnë që t’i respektojnë të tjerët. E çfarë bëjnë të tjetër? Ankohen në muslimanët dhe i kritikojnë ata. Bota do të ishte një vend më i mirë për t’u jetuar, nëse do t’i imitonim më shumë muslimanët. Nuk ka nevojë të bëhemi muslimanë, por mund t’i pranojmë gjërat që funksionojnë mirë”, shkroi humoristi me famë botërore.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Arivisti Company