E shtunë, 30 Qershor 2018
Prizren – Një 16-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës sot, e shtunë, në mesditë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, rrugës për Prevallë.
Hazir Berisha nga policia ka thënë për Klanin se ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e punës në një fabrikë të stiroporit.
Bëht e ditur se vdekja ka qenë aksidentale dhe gjatë punës me makinën e stiroporit viktimës i janë shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Raportohet se viktima është nga fshati Lubizhdë i Prizrenit.
Etiketa: Mushnikovë, Policia e Kosovës, Prizren