E hënë, 23 Nëntor 2026

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq nga infermieria, pasi sulmuesi Harry Kane pritet të jetë jashtë fushave për rreth tre muaj për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së majtë.
Sulmuesi anglez u lëndua në përballjen ndaj Kolnit, e përfunduar 1-1, dhe u detyrua të largohej nga loja pas vetëm 20 minutash. Pas ekzaminimeve mjekësore, ai iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe tashmë ka nisur fazën e rikuperimit.
Mungesa e Kane përbën problem serioz për trajnerin Vincent Kompany, i cili po përballet edhe me shqetësime të tjera në repartin ofensiv.
Përballë kësaj situate, drejtuesit e klubit bavarez po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit, për të përballuar mungesën e një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës./04 Online/
Burimi: 04online
