17 vjetori i masakrës së Krushës së Madhe


E shtunë, 26 Mars 2016

Rahovec – Familjarë, përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore kanë përkujtuar sot 17 vjetorin e masakrës në Krushën e Madhe.

Në këtë përvjetorë është kritikuar EULEX-i, i cili nuk ka arrestuar e dënuar asnjë ekzekutorë serbë që vranë dhe masakruan fëmijë, gra dhe pleq të këtij fshati.

Pas vendosjes së kurorave me lule, në Krushë të Madhe është mbajtur një akademi përkujtimore, ku u kërkua edhe zbardhja e fatit të të atyre që vazhdojnë të konsiderohen si të pagjetur, ku u tha se këtë çështje e mban peng politika.

Etiketa: , , ,
Të fundit