E premte, 4 Korrik 2025
Tetëmbëdhjetë kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dhënë betimin ushtarak pas diplomimit dhe ngritjes në gradën oficer.
Ceremonia u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku morën pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, ushtarakë dhe familjarë të kadetëve.
Ky moment shënon përfundimin e suksesshëm të trajnimit profesional të gjeneratës së re të oficerëve, të cilët tashmë janë të gatshëm për të shërbyer në mbrojtje të vendit dhe sigurisë së qytetarëve.