E enjte, 12 Mars 2015 
Prishtinë – Në pritjen tradicionale të organizuar për Korin Diplomatik në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga, ka deklaruar se Kosova e ka lënë pas një vit të vështirë.
Ajo ka përmendur zgjedhjet e parakohshme, ngërçin institucional, imigrimin dhe zhvillimet tjera negative, që përcollën vitin e rëndë 2014.
“Është nder i madh t’ju uroj mirëseardhje në këtë takim joformal. Në një rast si ky, është e udhës që të filloj duke ju falënderuar për mbështetjen tuaj dhe mbështetjen e vendeve të cilat ju përfaqësoni konsolidimit të mëtutjeshëm dhe forcimit të Kosovës, miqësisë sonë dhe partneritetit tonë. Sonte na është bashkuar edhe ambasadori i SHBA-se në Serbi. Ambasador Kirby, mirë se erdhët ne Kosovë dhe ju faleminderit që na u bashkuat sonte, është kënaqësi e madhe t’ju kemi këtu, bashke me ne”, tha Jahjaga.
“Ne nuk kemi pasur një vit të mirë, siç ishit dëshmitarë edhe ju vetë. Zgjedhjet e parakohshme, formimi i gjatë dhe i komplikuar i qeverisë, vala e imigrimit ilegal, t’i përmendi vetëm disa zhvillime të rënda të vitit të shkuar të cilat u bartën edhe në këtë vit. Dhimbjet e rritjes sonë kanë shtuar presionin mbi institucionet e Kosovës dhe kanë rritur frustrimin e qytetarëve Kosovës dhe të mbështetësve të saj jashtë vendit”, tha ajo.
Etiketa: Kosovë