E mërkurë, 31 Dhjetor 2014

Kushtrim SHALA
Politika e vendit tonë vazhdon të jetë ndër më demotivuse në botë për një pjesë bukur të madhe të popullatës, që nuk kanë daj e dashamirë në politik. Dëshira dhe etja me një epsh pedofil(si në filmat e zhanrit triler) për pushtet e politika(uaj)ve tanë, e dëshmuar përgjatë një gjashtë mujori, gjashtë mujor që sjelli një bllokadë totale në këtë vend, bllokadë e ngjashme me atë të mosfunksionimit të mushkërive në trupin e njeriut, bllokadë e ngarkuar për psikiken e një popullsie, me rini më të shëndosh në botë dhe njëkohësisht më të varfër, si rezultat i një papunësisë ekstreme, bllokadë e cili në fund sjelli atë që një logjik e shëndosh e një analisti apo opinonisti duhet ta parashikonte qysh në fillim të saj. Ndodhi çfarë ndodhi, në fundvit si për “çudi” u behë ajo që personalisht e kisha parashikuar qysh në fillim, madje, qysh parazgjedhje, t’u i pas parasysh proceset nëpër të cilat do të kaloj vendi ynë.
Padyshim se viti që po vjen do të jetë viti më sfidues dhe më vendimtar si në aspektin politik, si në atë ekonomik për të ardhmen e këtij vendi. Madje shumë nga ne, fatkeqësisht, nuk kemi shpresa të e presim fare, sepse kjo klasë politike nuk po na lejon as të shpresoj, kështu që dëshira për ikje nga rini e shëndosh por rritet, me besimin që atje larg nga Kosova, së paku do të jenë të lirë të shpresoj.
Fatmirësisht në këtë vend ka njerëz që ende shpresojnë në përmisimin e jetës, dhe janë të gatshëm që edhe vet të kontribuojnë në të.
Qeveria e premtimeve të 200’000 vendeve të punës, së bashku me atë të 120’000 vende të punës, pritet që të formojnë së paku 80’000 vend të punës, madje kjo më shumë me luftim të ekonomisë jo-formale, se sa në hapje të vendeve të reja të punës.
Projekt buxheti për vitin 2015 i miratuar nga kuvendi i Kosovës nuk lenë shumë për të shpresuar, por, megjithatë, është më i kujdesshëm në realizimin e vendimeve të mëdha që mund të sjellin krizë financiare. Ky projekt buxhet me të hyra të planifikuara diçka më pak se 1.6 miliard euro, dhe shpenzime pak më shumë se 1.6 miliard euro, ka një rritje nga viti 2014, pa kaluar numër decimal. Është një buxhet, i mjaftueshëm për pagat e 1 kryeminstri, e zëvendës kryeministrave, e 21 ministrave, e 72 zëvendës ministrave, dhe e 120 deputetëve, që përveç kritikave, nuk janë në gjendje të japin alternativa apo sugjerime të kapshme dhe të realizueshme. Pra, më shkurt një buxhet më shumë për paga në institucionet publike.
Edhe pse siç do herë tjetër, fokusi i çdo projekt buxheti nga ana e kryeministrave, në hyrje të saj thuhet të jetë përforcimi i sektorit privat, që padyshim do të ishte indikator për zhvillim ekonomik, ky buxhet përsëri të lenë konfuz për të besuar diçka të tillë. Duhet pranuar se një hap pozitive që do të nxiste një zhvillim të vogël ekonomik, që do prekte zonat rurale të vendi, zona që aktualisht janë më të pazhvilluar në botë, është bërë nga ky projekt buxhet. Hapi për lirimin nga TVSH-ja për importin e lëndëve të para dhe makinerisë bujqësore dhe një kohësishtë edhe rritja e buxhetit në ministrin e bujqësisë për subvencionet dhe grande, për 180’000 fermer të mundshëm në Kosovë, është ndër vendimet më të mira që ka mundur të bëjë kjo qeveri në hapat e parë të saj.
Vendimet e tilla të realizueshme të qeverisë kanë rëndësi strategjike, duke pasur parasysh që sektori i bujqësisë është ndër sektor që sjell të ardhura më së shumti tek familjet kosovare, pasi dihet që në Kosovë, 60% e popullsisë së saj jeton në zonat rurale, zona këto që preken më shumë nga punët bujqësore. Kjo është mundësi për rritjen e produkteve vendore bujqësore, të cilat do të i zëvendësojë importin e produkteve bujqësore, duke përmirësuar kështu deficitin e thellë tregtar të Kosovës. Po ashtu, kjo mundësi për zhvillimin e sektorit të bujqësisë do të kontribuonte edhe në rritjen e Bruto Produktin Vendor dhe një kohësisht në rritjen e eksportit të produkteve bujqësore, që deri më sot ka qenë 16% e eksporteve totale. Diçka nga besimi për më mirë për ata që kanë mbetur edhe për këtë vit në Kosovë, në këtë situatë çfarë jemi, mundet të del nga kjo.
Por, sa mund të jetë e realizueshme nga këta pushtetar, që edhe pastrimin e rrugëve nga bora prej 30 cm e konsiderojnë problem madhor e nuk janë në gjendje të e bëjnë siç duhet, mbetët të shihet. Shpresa vdes e fundit, e fundi i “shpresës” padyshim se është 2015.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.