24 gushti në Los Angeles shpalli si Dita e Kobe Bryant-it


E martë, 23 Gusht 2016

bryant

Los Angeles – Qyteti amerikan Los Angeles shpalli 24 gushtin si Dita e basketbollistit legjendar Kobe Bryant, i cili në Los Angeles Lakers kaloi 20 sezone, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë mënyrë dëshirojnë t’i tregojnë Bryant-it se nuk e kanë harruar, por edhe ta falënderojnë për të gjitha sukseset që ka arritur me bashkëlojtarët e tij.

Kobe Bryant pas 20 sezoneve i dha lamtumirën basketbollit, ndërsa data që është zgjedhur për “Ditën” e tij nuk është rastësi.

Kobe Bryant ka mbajtur fanellën me numrat 24 dhe 8 dhe për këtë shkak është zgjedhur 24 gushti. Ai sot kremton ditëlindjen e 38-të, ndërsa pas 24 orëve shënohet Dita e tij.

Vendimin për shënimin e kësaj dite e morën anëtarët e kuvendit të këtij qyteti.

Të fundit