3 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit


E hënë, 20 Dhjetor 2021

PRISHTINË – Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 3 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.265.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.443 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.352.527 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 4 raste të reja të cilët janë shëruar nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.965, ndërsa numri i rasteve aktive është 311.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës. Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të fundit