3 vjeçari bie në lumin Llap, nxirret i gjallë


E shtunë, 9 Prill 2016

Një fëmije i moshës rreth 3 vjeçare, është nxjerri sot i gjalle nga ujërat e lumit llap në periferi të qytetit të Podujevës, pasi që ka rënë në lum sot rreth orës 9 e 30 minuta.

Dr Sheqir Osmani mjek kujdestar në QKMF theksoi për RTK-në se vogëlushit iu ka dhënë ndihma e parë në QKMF dhe më pas është dërguar me urgjencë ne QKUK në Prishtinë dhe sipas tij gjendja e fëmijut vazhdon të jetë e rëndë. Sipas informacioneve tona kanë qenë familjarët e fëmiut që e kanë nxjerr atë nga lumi Llap, pasi që uji atë kishte bartur atë rreth 200 metra nga vendi ku ka rënë. Policia e Kosovës ka asistuar në nxjerrjen e fëmiut në fjalë dhe është duke u marrë me rastin në fjalë.

Etiketa: ,
Të fundit