E hënë, 2 Shkurt 2015
Prishtinë – Rreth 15 mijë kosovarë janë larguar nga Kosova në drejtim të Perëndimit vetëm nga stacioni i autobusëve në Prishtinë gjat muajt janar duke e quar mbi 30 mijë në dy muajt e fundit.
Çdo natë me autobusët e orës 21:30, 22:00, 22:30 dhe 23:00, katër agjencitë turistike “Adio Turs”, “Fjolla”, “Erhan Trans” dhe “P.P. Tandems”, dërgojnë afro 500 kosovarë deri në Beograd.
Edhe pse zyrtarisht në agjendën e autobusëve të cilët dërgojnë në drejtim të Beogradit janë vetëm 4 autobus, janë të paktën 9 të tillë me nga 50 udhëtarë të cilët bartin kosovarët deri në kryeqytetin beogradas.
Numri i autobusëve të cilët nisen brenda natës për Beograd mund të shkojë deri në 15 kur ka interesim të madh. E siç mëson gazeta “Zëri”, për të blerë një biletë për Beograd në stacionin e autobusëve në Prishtinë duhet që të rezervosh një të tillë të paktën 2 ditë përpara./Zeri/