37 mjekë iken nga Kosova këtë vit


E martë, 10 Qershor 2025


Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova po vazhdon. Vetëm gjatë këtij viti Kosovën e braktisën 37 mantelbardhë.

E Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) vazhdon të përballet me mungesë të mjekëve. E mungesë më të madhe ka tek anesteziologët.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, ka thënë për Indeksonline se tragjedia është dhe më e madhe kur kemi parasysh që rreth 400 mjekë janë të deklaruar të papunë në Odën e Mjekëve si edhe një numër i madh i qendrave të mjekësisë familjare në komunat e vogla po mbyllen, si pasojë e mungesës së mjekëve.

“Gjatë këtij viti 37 mjekë i kanë marrë certefikatat për largim. Në QKUK varësisht nga lëmitë, por ka mungesë të madhe të mjekëve. Për shembull anestezioni ka së paku nevojë për dhe aq sa janë. Do të duhej të ishin rreth 100 anesteziologë, por janë vetëm 44 apo 45. Problemet më të mëdha janë ato të sistemit sekondar, spitaleve rajonale dhe problem dhe më i madh është ai i shtëpive të shëndetit përkatësisht qendrave të mjekësisë familjare, ku komunat e vogla dhe të mesme kanë një pjesë të madhe të punkteve që janë të mbyllura, për mungesë të mjekëve. Dhe pikërisht janë këta mjekë që largohen nga Kosova dhe do të duhej t’i plotësonin ato vende të punës. Por tragjedia është dhe më e madhe, kur kemi parasysh që janë rreth 400 mjekë të deklaruar në Odën e Mjekëve si të papunë dhe të gjithë janë nën moshen 30 vjeçare”, thotë Sejdiu.

Sejdiu thotë se qeveria nuk mori asnjë hap, me qëllim të parandalimit të ikjes së mjekëve nga Kosova.

“Qeveria s’ka marrë asnjë hap në këtë drejtim. Asnjë hap i vetëm konkret nuk është marrë që këta njerëz apo ky numër të zvogëlohet. Nuk mund të nderprehet, por së paku të joshën përmes përmirësimit të kushteve të punës, përmes rritje së numrit të punësimit të tyre, përmes rritjes së kualitetit të shkollimit specialistik. Sepse këto janë tri arsye që ata po largohen. Dhe e katërta arsye, që ata vetë e deklrojnë është çështja e pagave. Këta mjekë e kanë rrogën diku 850 euro bruto dhe shumica prej tyre janë të rinj dhe në fazën e krijimit të familjes, ku u duhet të sigurojnë një kulm mbi kokë dhe me atë rrogë nuk mund të arrihet”, tha ai./

Etiketa:
Të fundit