E premte, 20 Gusht 2021
PRISHTINË – Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 11,814 testime, 2,250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.
Në total numri i rasteve aktive është 16.341.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës.
Etiketa: Aktuale, Coronavirus, Covid19, Kosovë