E martë, 12 Maj 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në samitin Shqipëri–Izrael, ku ishin të pranishme mbi 40 kompani izraelite të teknologjisë dhe inovacionit.
Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e përshkroi Izraelin si një model të veçantë zhvillimi, të ndërtuar mbi dijen dhe inovacionin, më shumë sesa mbi pasuritë natyrore.
“Sa më shumë e njoh Izraelin, aq më shumë e kuptoj. Faleminderit që keni ardhur e keni sjellë dijen tuaj në një rrugë të re”, u shpreh ai.
Rama theksoi gjithashtu se vizitat e komunitetit hebre në Shqipëri janë gjithmonë të mirëpritura dhe falënderoi të gjithë kontribuuesit në organizimin e samitit.
Sipas tij, digjitalizimi i infrastrukturës paraqet një mundësi të madhe për vende si Shqipëria, duke u dhënë mundësinë të ecin më shpejt drejt zhvillimit teknologjik dhe të realizojnë arritje që shpesh janë më të vështira për shtetet më të mëdha dhe më të zhvilluara. /teve1
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
