Humb jetën një person në një aksident në Vranidoll të Prishtinës


E martë, 23 Qershor 2026
Humb jetën një person në një aksident në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për tëvë1.info ka konfirmuar se në aksident kane qenë të përfshira dy automjete.

Sipas Pllanës, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, ka thënë Pllana.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit