E diel, 17 Maj 2026

Të paktën 42 nxënës janë raportuar të zhdukur pas një sulmi të armatosur ndaj një shkolle në shtetin Borno, në verilindje të Nigerisë.
Sipas senatorit Ali Ndume, 32 nxënës u rrëmbyen nga shkolla fillore dhe e mesme “Musa” në distriktin Askira-Uba gjatë orarit mësimor, ndërsa 10 të tjerë u morën nga shtëpitë pranë shkollës.
Deri më tani, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti nigerian Bola Tinubu njoftuan për vrasjen e Abu-Bilal al-Minuki, një prej drejtuesve të lartë të organizatës terroriste ISIS, gjatë një operacioni ushtarak në shtetin Borno.
Nigeria po përballet prej 17 vitesh me sulme të grupeve të armatosura, veçanërisht Boko Haram dhe fraksioneve të lidhura me ISIS, ndërsa pjesë të mëdha të verilindjes së vendit mbeten jashtë kontrollit të plotë shtetëror. /mesazhi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
