E shtunë, 27 Qershor 2026

Spanja ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/32-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Uruguain me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të Grupit H, duke e eliminuar skuadrën amerikano-jugore nga turneu.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Álex Baena në minutën e 42-të, pas një asistimi të Lamine Yamalit, ndërsa portieri Fernando Muslera bëri një gabim vendimtar duke e lënë topin t’i rrëshqasë nga duart, shkruan 04 Online.
Në pjesën e dytë, Uruguai provoi të reagojë, por nuk arriti të krijojë raste të mjaftueshme për të shmangur eliminimin. Spanja administroi epërsinë deri në fund, edhe pse Ferran Torres goditi traversën në minutat e fundit.
Me këtë fitore, Spanja e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë dhe vazhdon rrugëtimin në fazën me eliminim direkt. Ndërkohë, Uruguai e përfundoi Botërorin në vendin e tretë të grupit me vetëm dy pikë dhe pa asnjë fitore./04 Online/
Burimi: 04online
