46 fëmijë të braktisur në 2015 në Kosovë


E shtunë, 26 Dhjetor 2015

Prishtinë – Ministria e Punës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale në Kosovë, raportojnë se rreth 46 fëmijë janë braktisur gjatë vitit 2015. Bajram Kelmendi, shefi i divizionit të shërbimeve sociale ka raportuar se, “aktualisht, në Klinikën Universitare të Kosovës janë 6 fëmijë të braktisur, të cilët kanë probleme shëndetësore”.

Kelmendi është shprehur: “Gjatë vitit 2015 janë paraqitur nga terreni 46 fëmijë të braktisur, pa përkujdesje prindërore. Prej tyre, 37 janë të braktisur menjëherë pas lindjes, derisa 9 fëmijë kanë mbetur pa përkujdesje prindërore për arsye të ndryshme, qoftë vdekje të prindërve ose të tjera”.

Ndërkohë, familjet strehuese nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale marrin nga 150 euro në muaj, për t’u kujdesur për fëmijët e strehuar.

Etiketa:
Të fundit