5 hamendësimet rreth “zhdukjes” së Kim Jong Un


E diel, 12 Tetor 2014

north-korea-kim-jong-un-51

Raportimet e fundit rreth mungesës së gjatë në publik të liderit koreano-verior Kim Jong Un sugjerojnë se ai mund të jetë arratisur nga vendi për t’i shpëtuar një grushti shteti të mundshëm.

Për propagandën shtetërore paraqitja në publik e udhëheqësit është jetike, mirëpo ai nuk është shfaqur që prej 3 shtatori, gjë që ka përhapur mjaft thashetheme. Toshimitsu Sigemura, profesor në Waseda University të Tokios thotë se “ekziston mundësia e një grushti shteti apo e një lloj komploti ndaj udhëheqjes”.

Michael Madden ekspert i politikës koreano-veriore hamendëson se kjo mungesë në publik vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje të lehtë. Raportime të tjera nga Korea e Jugut tregojnë se diktatori është në regjim shtrati duke marrë veten prej një operacioni në të dyja këmbët.

Ja 5 hipoteza që provojnë të sqarojnë mungesën 1 mujore në publik të liderit Kim Jong Un:

#1 – Kim Jong Un, është në regjim shtrati nën kujdesin e mjekëve pasi ka patur probleme me kyçet e këmbëve. Kjo hipotezë mbështetet edhe nga imazhet e fundit ku diktatori është parë duke çaluar.

#2 – Kim Jong Un, është në arrest shtëpie me urdhër të liderve të lartë ushtarakë të cilët përgatiten të marrin pushtetin në muajt në vazhdim. Kjo ide është hedhur edhe më parë në publik, duke patur parasysh frikën që kanë bashkëpunëtorët e diktatorit ndaj tekave të tij. Kujtojmë se para pak kohësh ai dënoi me pushkatim vetë xhaxhanë e tij.

#3 – Kim Jong Un, është arratisur nga vendi për t’i shpëtuar një komploti të iniciuar nga motra e tij e vogël Kim Yo Jong e cila mendohet të jetë udhëheqësja e ardhshme e Koresë së Veriut.

#4 – Kim Jong Un, mendohet të jetë në izolim ose burg si pasojë e joshjes që i ka bërë Korea e Jugut diplomatëve negociatorë për paqe të Koresë së Veriut. Ekziston një probabilitet i lartë që nga ana e jugorëve të jenë ofruar kushte tepër favorizuese ndaj veriut me kusht që Kim Jong Un të burgoset.

#5 – Kim Jong Un është me pushime dhe mungesën e tij do ta shfrytëzojë më pas si propagandë politike për t’i treguar popullit të tij se sa i rëndësishëm është ai. Rëndësinë e posturës së vet ai do ta evidentojë me anë të gjithë interesit që po shfaqet për të në internet, media sociale, gazeta apo televizione në të gjithë botën. Pas kësaj mungese Jong Un mund të deklarojë se e gjithë bota i ka sytë tek ai.

Të fundit