5 mijë vetë e pritën Enis Ramën


E shtunë, 27 Shtator 2014

Enis_Rama_-_Cka_thote_feja

Mitrovicë – As gjysma e xhematit të xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë nuk ka arritur të premten t’ia japë dorën hoxhës Enis Rama. Rreth pesë mijë besimtarë janë lidhur në namaz prapa tij, shkruan sot Koha Ditore.

“Na ke shqetësu, hoxhë. Kam kajtë, vallahi”, i thotë njëri prej tyre, pasi e puth në ballë hoxhën që një ditë më parë u lirua nga paraburgimi ku kishte qëndruar një javë. Është dashur të presë në radhë për ta përqafuar hoxhën që ka munguar nga e marta e javës së kaluar, kur u arrestua me 11 imamë tjerë të dyshuar për vepra që lidhen me terrorizmin, vepra që s`kanë bazë te hoxhallarët shqiptarë.

“Allahu të shpërbleftë!” i thotë një besimtar tjetër mjekërgjatë teksa e merr ngryk.

“Mirë se na ke ardhë!” pason besimtari tjetër për t’u larguar nga xhamia.

“Prit ta shohim pak Enisin kur të del”, insiston një i ri që sapo kishte falë namazin jashtë xhamisë, ani se tashmë gjysmë ore kishte kaluar nga falja e namazit.

Lirimi ka ndodhur pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për Enis Ramën dhe kolegun e tij, hoxhë Ekrem Avdiu, që të dy nga Mitrovica.

Leave a Reply

Të fundit