5 ushqimet që djegin më shumë kalori


E premte, 1 Gusht 2014

green-tea 1

Vera është stina gjatë së cilës njerëzit abuzojnë më shumë me ushqimin. Duke u përpjekur që të mos kufizojmë shijet tuaja në këto muaj pushimesh, ne po iu japim disa ushqime që ju ndihmojnë të digjni ato kalori që konsumoni.

Selino

Sekreti i selinosë është shumë e thjeshtë: ajo përmban pak kalori dhe ndihmon të djegësh më shumë prej tyre. Selinoja përbëhet kryesisht nga uji dhe kjo është arsyeja pse ajo është e mirë si pjesë e një diete të ekuilibruar. Megjithatë, ky ushqim nuk është i përshtatshëm për tu ngrënë vetëm, pasi trupi juaj do që ju të merrni mineralet e nevojshme edhe të ushqimeve të tjera. Pra vendimi më i mirë është ta kombinoni atë me disa ushqime të tjera.

Drithërat e plota

Studimet tregojnë se drithërat janë të shëndetshme dhe ulin rrezikun e sëmundjeve kronike. Drithërat e plota, si buka e zezë, orizi i zi etj, marrin më shumë kohë për tu tretur nga organizmi. Kështu ju nuk do të ndiheni të uritur për një kohë të gjatë. Drithërat janë të pasura me vitamina të ndryshme, minerale dhe karbohidrate, dhe nuk kanë shumë yndyrë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një shtytës shumë i mirë i metabolizmit. I pasur me antioksidues, çaji jeshil ndihmon në rënien në peshë.

Omega-3

Është vërtetuar shkencërisht se Omega-3 është një rregullues i metabolizmit tonë. Ky lloj acidi prek drejtpërdrejtë hormonet që kontrollojnë djegien e yndyrave. Omega-3 gjendet tek peshqit, kryesisht tek salmoni.

Kafeja

Kafeja është diçka e pazëvendësueshme për pjesën më të madhe të njerëzve në të gjithë botën, sidomos në mëngjes. Kafeina që merrni nga kafja ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, gjaku merr më shumë oksigjen dhe trupi djeg më shumë kalori. Megjithatë bëni kujdes me sheqerin në kafe. Përpiquni që ta zëvendësoni këtë të fundit me produkte alternative.