E premte, 30 Prill 2021
PRISHTINË – Qeveria ka ndarë mjetet e nevojshme për Ministrinë e Shëndetësisë në përballje me pandeminë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka propozuar që 6.8 milionë euro të ndahen për Ministrinë e Shëndetësisë për furnizimin me barna esenciale.
“Me këtë propozim ndahen dhe alokohen mjete në vlerë prej 6.8 milionë euro në Ministrinë e Shëndetësisë në nën programin për shërbime farmaceutike. Këto mjete ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike nga kategoria për shpenzime, subvencione dhe transfere”, ka deklaruar Murati në mbledhjen e qeverisë.
Propozimi u miratua pa asnjë votë kundër nga kabineti qeveritar.
Etiketa: Aktuale, Hekuran Murati, Kosovë, Qeveria