6 milionë punonjës në Britaninë e Madhe janë nën kufirin minimal të jetesës


E diel, 1 Nëntor 2015

Londër – Në Britani përafërsisht 6 milionë punonjës marrin rroga nën nivelin e mjaftueshëm për mbijetesë.


Njoftohet se në Britani të Madhe përafërsisht 6 milionë punonjës marrin rroga nën nivelin e mjaftueshëm për jetesën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimeve të “Fondacionit të të Ardhurave Jetësore” (LWG) me seli në Londër u theksua se paga për një orë e punonjësve në mbarë vendin është 7,85 sterlina, ndërsa në Londër 9,15 sterlina e cila është nën pagën e mbijetesës (national living wage). Ky nivel i pagave është si indikator, në përjashtim nga paga minimale nuk ka domosdoshmëri për punëdhënësit.

Paga minimale e cila përcaktohet çdo vit në Britani, që nga tetori i vitit 2014 për punonjësit ndër 21 vjet është 6,50 sterlina për orë. Ndërsa paga minimale për një orë të punonjësve mes 18 dhe 20 vjet është 5,15 sterlina.

Në anën tjetër qeveria britanike me rritjen e pagave të punonjësve ka si qëllim të zvogëlojë përfitimet për strehim social dhe për fëmijët. Qeveria planifikon që në muajin prill të vitit të ardhshëm pagën minimale për 25 vjet e lartë ta rrisë në 7,20 sterlina, ndërsa deri në 2020 pagën për një orë në 9 sterlina.

Etiketa:
Të fundit