E premte, 16 Maj 2014
Ljubjanë – Sllovenia ka emëruar një grua muslimane me shami për të përfaqësuar Partinë Social Liberale në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian që do të mbahen më 25 maj 2014.
Faila Pashiç Bisiç, veprimtare e të drejtave të grave, tani është gruaja e dytë muslimane me shami e cila është kandidate për Parlamentin Europian, pas Anna Stamou nga Greqia.
Anna Stamou, një anëtare e Partisë së Gjelbër të Greqisë, deklaroi se ka për të luftuar për t’i dhënë fund diskriminimit kundër muslimanëve në vendin e saj, si një arsye kryesore për kandidaturën e saj.
Sllovenia i ka të caktuara tetë vende në Parlamentin Europian.