E martë, 26 Shkurt 2019
PRIZREN – Duke pasur parasysh trashëgiminë e pasur kulturore dhe natyrën e përshtatshme për zhvillim të aktiviteteve turistike, zhvillimi i turizmit është mundësi e madhe për komunën e Prizrenit.
Me këtë qëllim, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik sot ka bërë shpërndarjen e broshurave “7 arsyet për të vizituar Prizrenin” nëpër hotele, agjensione turistike dhe në dy info qendrat aktive në Komunën e Prizrenit.
Broshurat janë përgaditur në 4 gjuhë, në atë shqipe, angleze, turke dhe boshnjake dhe përfshijnë 7 arsyet për të vizituar Prizrenin, përkatësisht kulturën dhe arkitekturën, festivalet, hiking në malet e Sharrit, mikpritjen, trashëgimitë shpirtërore, kafenetë lokale dhe ushqimet e mira. Në broshurë gjendet edhe harta ku janë të shënuara objektet kryesore që mund të vizitohen nga turistët.
Etiketa: Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Prizren