E premte, 26 Korrik 2013
New York, 26 korrik – E përditshmja njujorkeze “The New York Times” ka botuar një artikull në lidhje me emigrantët në New York. Pikëvështrimi është përqendruar tek imigrantët e moshuar, të cilët zënë një vend të konsiderueshëm në listat e emigracionit.
Pasiqë u pensionua nga puna e tij si rojtar sigurimi në vitin 2011, Wahid Ali, i kalon ditët e tij duke luftuar kundër mërzisë. Ai e flet vetëm pak anglishten dhe vetëm me disa shokë të tij, s`ka asnjë punë për të bërë dhe rri në shtëpi, në një dhomë të marrë me qira në një apartament përdhesë në Midwood të Brooklyn-it.
Por problemi më i madh për të dhe emigrantët e tjerë është çështja ekonomike. Ztr. Ali, 78 vjeqar, ka bërë pak kursime, gruaja e tij nuk ka punuar që prej kur kanë emigruar në SHBA, ata kanë ardhur nga Pakistani në vitin 2006. Pra ky çift mbështetet vetëm në ndihmat mujore të Sigurimit Social me më pak se 600$.
“Është shumë vështirë”, sidomos për të pasur ushqim të mjaftueshëm në tavolinë, thote i moshuari Wahid Ali./Prizren Post/