E premte, 28 Gusht 2015
Microsoft njoftoi të mërkurën se 75 milionë përdorues kanë shkarkuar sistemin Windows 10 tek kompjuterët e tyre personalë dhe tabletët në muajin e parë të realizimit të tij.
Ja disa të dhëna të rëndësishme për adoptimin e Windows 10.
– Sistemi i ri operativ është shkarkuar në 192 shtete.
– Nëntëdhjetë modele unike të kompjuterëve dhe tabletëve janë përditësuar me Windows 10.
– Asistenti personal Cortana tek Windows 10 ka treguar më shumë se një milion e gjysmë barsoleta pas kërkesës së njerëzve “Më trego një barsoletë.”
– Në dyqanin e aplikacioneve Windows Store për Windows 10 janë shkarkuar gjashtë herë më shumë aplikacione për pajisje se për sistemin e mëparshëm operativ, Windows 8.
Windows 10 mund të përditësohet falas tek pajisjet që operojnë me Windows 7, 8 dhe 8.1. Nëse doni të merrni këtë përditësim, ju duhet të nxitoni, pasi oferta vlen vetëm gjatë vitit të parë të realizimit të këtij sistemi. Pas këtij viti, duhet të paguani një çmim të caktuar për të përditësuar pajisjet me Windows 10.