E martë, 2 Shkurt 2016
Më 2 shkurt 2007, Martti Ahtisaari dorëzon propozimin Prishtinës dhe Beogradit. Sipas Ahtisaarit dhe ekipit të tij, synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës është të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështeteshe dhe e stabilizuar.
Ai përfshin masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.
Për më tepër, marrëveshja përshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar. Një element i rëndësishëm i marrëveshjes është mandati që i jepet një prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Dispozitat e marrëveshjes do të kenë përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë.
Elementët kryesore të marrëveshjes:
Kosova do të jetë një sh oqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.
Kosova do të ketë të drejtë të diskutojë dhe të miratojë marrëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar anëtarësi në organizata ndërkombëtare.
Mbrojtja dhe përkrahja e të drejtave të anëtarëve të bashkësive është një element qendror i marrëveshjes. Marrëveshja përcakton aspektet kyçe që do të mbrohen, duke përfshirë kulturën, gjuhën, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu përshkruan mekanizma specifike të përfaqësimit të anëtarëve të bashkësive jo-shqiptarë të Kosovës në institucionet publike kryesore për të ruajtur dhe përkrahur pjesëmarrjen e tyre efektive dhe aktive në jetën publike. Për të mbrojtur të drejtat e bashkësive kosovare jo-shqiptare në procesin legjislativ. Marrëveshja gjithashtu lejon që disa ligje të caktuara mund të hyjnë në fuqi vetëm nëse një shumicë e anëtarëve kosovarë jo-shqiptarë të Asamblesë kosovare janë dakord me miratimin e tyre.
Elementet e marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen e trashëgimisë fetare e kulturore do të sigurojnë ekzistencën e papenguar e të patrazuar të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë. Më shumë se dyzet vende kyçe fetare e kulturore do të rrethohen nga Zona Mbrojtëse për të parandaluar zhvillime apo ndërtime të dëmshme tregtare dhe industriale, dhe për të ruajtur dinjitetin kulturor të këtyre vendeve. Marrëveshja gjithashtu garanton sigurinë fizike të përforcuar për vende të zgjedhura dhe të rrezikuara nga çfarëdo incidenti/sulmi në pronën e KOS-it në Kosovë. KOS dhe organizata e saj e brendshme do të njihen haptazi nga autoritetet kosovare dhe do t’i njihet e drejta e paprekshmërisë së pronës, liria nga taksimi dhe privilegje doganore, sikurse të çdo organizatës fetare në botë.
Të gjithë refugjatët dhe personat e shpërngulur brenda Kosovës do të kenë të drejtë të kthehen dhe të marrin sërish pasuritë dhe pronat e tyre personale. Marrëveshja u bënte thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë plotësisht me Komisionin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur.
Një Forcë Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shumë-etnike do të krijohet brenda një viti. Do të ketë një maksimum prej 2,500 anëtarësh aktivë dhe 800 rezervistë. Marrëveshja kërkon që Korpusi i Mbrojtjes së Kosovës (KMK) që ekzistonte të shpërndahet brenda një viti.
Duke pranuar faktin që përmbushja e përgjegjësive të Kosovës sipas marrëveshjes kërkon një diapazon të gjerë aktivitetesh komplekse dhe të vështira, marrëveshja përcakton një pr ani ndërkombëtare në të ardhmen për të mbikëqyrur dhe përkrahur përpjekjet e duhura të autoriteteve kosovare. Kjo prani përfshin tre komponentë kryesorë:
Një Përfaqësues Ndërkombëtar Civil (PNC), gjithashtu i njohur si Përfaqësuesi i Posaçëm i BE, do të emërohet nga një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GDN), i cili përfshin aktorët kryesore ndërkombëtare. PCN do të ketë autoritetin më të lartë mbikëqyrës mbi zbatimin e marrëveshjes. Për dallim nga PSSP-ja, ky përfaqësues do të ketë autoritetin që t’i zëvendësojë të gjithë ata përfaqësues institucional të cilit, sipas komunitetit ndërkombëtar, veprojnë kundër pakos sëAhtisaarit dhe implementimit të legjislacionit që del nga ky.
Sapo marrëveshja të hyjë në fuqi, do të ketë një periudhë tranzicioni prej 120 ditësh, gjatë së cilës mandati ekzistues i UNMIK-ut do të mbesë i pandryshuar. Megjithatë, për të siguruar mbikëqyrjen e menjëhershme të zba timit të marrëveshjes nga Kosova, PNC do të ketë autoritet për të monitoruar këtë zbatim dhe për të bërë rekomandime tek UNMIK për veprime që duhen marrë për të siguruar respektimin e marrëveshjes.
Gjatë periudhës së tranzicionit, Asambleja kosovare, në konsultime me PNC, do të ketë përgjegjësinë të aprovojë një Kushtetutë dhe legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes. Kushtetuta dhe legjislacioni i ri do të hyjnë në fuqi menjëherë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit.
Brenda nëntë muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, zgjedhje të përgjithshme dhe lokale duhet të mbahen./kp/