E enjte, 18 Shtator 2014

Samidin XHEZAIRI (Komandant Hoxha)
O ju të politikës, ua përkujtojmë se ju llogarisim si të dështuar.
Të jeni të sigurt, është afër dita kur njëjtë si qentë e tërbuar,
Pamëshirshëm do ta hani njëri-tjetrin, ju, o të mallkuar.
Andaj, plumbi i trimit në ju s’duhet shkretuar.
Tradhtuat Fe e Atdhe, arsyen të mjegulluar,
Me përjashtime të vogla, në amoral të shfrenuar!
Jo, jo, harrojeni, vargje lavdi s’kanë për t’ju shkruar,
Por këngë turpëruese ndër shekuj kanë për t’ju kënduar.
Ne njihemi mes vete, kush dhe ku ishit s’kemi harruar.
Është vend i vogël, ku populli tanimë e ka kuptuar
Cili nga ju në kurriz të popullit është pasuruar!
Pse nuk njihni kufij?! O ju të korruptuar.
Edhe pse për ju asnjë fjalë s’duhet harxhuar,
Megjithatë ndonjëherë kam për t’ua përkujtuar
Se kemi njohuri për atë se ç’farë jeni duke vepruar.
Mbes me shpresë se dikur keni për t’u përmirësuar.
Shkruan: Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 17.09.2014
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.