Kapllani shënon, por FSV Frankfurt humbet


E shtunë, 20 Shtator 2014

Gjermani – Skuadra e FSV Frankfurtit ku aktivizohen 2 futbollistët e kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani dhe Odise Roshi është mundur thellë nga Bokhumi me rezultatin 1-5.

Goli i vetëm për vendasit dhe barazimit të përkohshëm u shënua nga sulmuesi shqiptar, Kapllani në minutën e 41’.

Gjatë takimit të vlefshëm për javën e 6-të të Bundesligës 2, për FSV Frankfurtin u aktivizua edhe mesfushori Odise Roshi.

Etiketa: , ,

Leave a Reply

Të fundit