E enjte, 2 Tetor 2014
Kur ka dalë nga takimi me Presidenten Atifete Jahjaga, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ata dhe e para e vendit po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga ngërçi politik e institucional.
“Po punojmë fuqishëm për një zgjidhje e cila është në përputhje me Kushtetutën dhe me vullnetin e shumicës”, ka thënë Limaj. “Kanë shkuar dy muaj duke testuar nëse Blloku po ndahet ose jo. Besoj e kanë kuptuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh”.
Limaj ka paralajmëruar se kjo situatë do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtë dhe se do të bëhet formimi i institucioneve konform ligjeve në fuqi.
“Në ditët në vijim, pas festës, besoj se do të kemi progres në gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Limaj.
Etiketa: Fatmir Limaj, Kosovë