E hënë, 20 Prill 2026

Policia në Mitrovicë të Jugut ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Në njoftimin zyrtar të policisë, është shpërndarë edhe një video ku e dyshuara shihet në një market, ndërsa rasti raportohet të ketë ndodhur më 31 janar, transmeton Klankosova.tv.
“Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi dhe video-sekuencë. Personi i dyshuar kërkohet për veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’ e ndodhur me datën 31.01.2026 në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicën e Jugut”, thuhet në njoftim.
“Për çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose 080019999 përmes e-mailit: info@kosovopolice.com”.
Burimi: klankosova
