E diel, 12 Tetor 2014
Ekonomia britanike pritet t’ia kalojë ekonomisë së Francës dhe të marrë kështu vendin e dytë pas Gjermanisë në Europë. Ky është parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin e ardhshëm. Produkti ekonomik i Britanisë pritet të arrijë vlerën e 1.9 biliardë Paund kundrejt 1.8 biliardëve që parashikohen për Francën. Fondi Monetar Ndërkombëtar vëren se Franca ka probleme të mëdha me sektorin publik dhe shifrën e lartë të shpenzimeve qeveritare. Derimë tani Britania shihet si ekonomia me rritjen më të shpejtë për këtë vit.
Hollande erdhi në pushtet si presidenti socialist i Francës në 2012-ën. Ai, si një socialist i shkollës së vjetër premtoi se do t’i vinte përpara të pasurit dhe bizneset. Mirëpo, sot ai është presidenti francez me më pak popullaritet, në kohë. Franca është etiketuar si “i sëmuri i Europës” dhe papunësia në vend ka arritur në shifrën 10.5% në krahasim me 6.2% që është në Britani.
Franca është vendi më i madh në BE me një popullsi prej 67 milionësh krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar me 64 milionë banorë. Në statistikat e vitit 2009 ekonomia franceze ishte në vlerën e 1.7 biliardëve Paund ndërsa Britania 1.4 . Kujtojmë se në atë kohë në krye të francës ishte presidenti i djathtë Nikolas Sarkozi ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar kryeministër ishte Gordon Broën i partisë së punës. Sot vendet kanë ndryshuar politika teksa Franca udhëhiqet prej Hollandes socialist ndërsa Mbretëria e Bashkuar prej David Cameron, lider i Partisë Konservatore.
Javën e kaluar FMN-ja ka publikuar edhe parashikimet e veta për ekonominë duke paraparë 40% mundësi recesioni për eurozonën./shekulli/