​Podujeva pa ujë qe dy ditë


E diel, 19 Prill 2026
​Podujeva pa ujë qe dy ditë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina”, ka njoftuar se edhe sot do të ketë reduktime të ujit në Podujevë.

Reduktimet do të fillojnë nga ora 11:00 deri në 16:00.

Sipas njoftimit, kjo është duke ndodhur si pasojë e defektit në gypin që ndodhet në Shkabaj.

“Ju njoftojmë se për shkak të defektit në gypin me diametër Ø1200 mm në Shkabaj, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë edhe sot në Podujevë”, thuhet në njoftim.

Kjo është dita e dytë ku qytetarët e Podujevës po përballen me këtë situatë, meqënëse edhe dje kishin po të njëjtin problem.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit