E hënë, 20 Prill 2026

Tetë persona kanë rënë në prangat e Policisë në Prishtinë, të dyshuar për posedim droge.
Bazuar në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të planit operativ për luftimin e narkotikëve “Stop Drogave”, gjatë tri ditëve të fundit ka realizuar një sërë aktivitetesh policore, transmeton Klankosova.tv.
Si rezultat i këtyre veprimeve, pos arrestimit të tetë persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, po ashtu në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë hapur shtatë raste të ndryshme të kësaj natyre.
Gjatë operacioneve policore, janë sekuestruar sasi të ndryshme të substancave të dyshuara si marihuanë dhe kokainë.
Burimi: klankosova
