Ferizaj: Arrestohet 24-vjeçari i dënuar për dhunim


E premte, 24 Prill 2026
Ferizaj: Arrestohet 24-vjeçari i dënuar për dhunim

Sot në Ferizaj është arrestuar një person i kërkuar nga Policia, i dënuar për veprën penale “Dhunim”.

Sipas Policisë së Ferizajt më 24.04.2026, rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi”, kanë identifikuar dhe arrestuar 24 vjeçarin me inicialet A.H.

I njëjti, sipas Policisë, ka qenë në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, transmeton Klankosova.tv.

“Pas përfundimit të procedurave  të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët”, thotë Policia e Ferizajt. /Klankosova.tv

 


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit