Adoleshenti sfidon të rriturit: ndërton me dorë një motor avioni që funksionon


E shtunë, 25 Prill 2026
Adoleshenti sfidon të rriturit: ndërton me dorë një motor avioni që funksionon

Che Jingang nuk është një nxënës i zakonshëm 14-vjeçar i shkollës së mesme. Pasi zhvilloi një pasion për aeronautikën në një moshë shumë të re, ai filloi të studionte bazat, mësoi vetë llogaritjen dhe tani po ndërton me dorë një motor turbo funksional.

Che ishte vetëm në kopsht kur u magjeps nga aeroplanët prej letre. Ai vuri re ndryshimin midis hedhjes së një topi letre dhe lëshimit të një aeroplani letre me dorë, dhe ishte kurioz se çfarë e bënte aeroplanin të fluturonte në atë mënyrë.

Shumë shpejt, ai e shndërroi shtëpinë e tij në një laborator eksperimental për aeroplanë letre, por ky ishte vetëm fillimi. Sipas prindërve të tij, Che dikur i kushtonte tre orë çdo ditë leximit të librave shkencorë mbi aeronautikën.

Dhe në klasën e tretë, ai tashmë po mësonte vetë llogaritjen e matematikës, aerodinamikën, qarqet e shtypura, si dhe po punonte me softuerë kompleksë si SolidWorks dhe Dizajnin e Ndihmuar nga Kompjuteri (CAD).

Në një moment, ai zbuloi tutoriale online dhe vendosi të ndërtonte vetë diçka praktike. Ai u përqendrua kryesisht në tutoriale video mbi Duoyin (versioni kinez i TikTok) dhe përparoi deri në atë pikë sa vendosi të ndërtonte një motor reaktiv miniaturë funksional.

Por ai nuk donte thjesht të kopjonte dizajnin e dikujt tjetër dhe ta mbyllte punën. Ai donte ta dizajnonte vetë, duke përdorur njohuritë e tij të fituara. “Disa njerëz publikojnë skica në internet, por nëse do t’i kopjoja ato drejtpërdrejt, mendoja se do të ishte e pakuptimtë”- thotë Che Jiangping.

“Nuk do të mësoja asgjë dhe do të ishte humbje kohe” shtoi ai. Për të përmbushur ëndrrën e tij, djali i ri dhe i talentuar filloi të projektonte çdo komponent të vogël nga e para, duke bërë vizatimet e tij inxhinierike 2D në CAD, duke ndërtuar modele 3D në SolidËorks, duke llogaritur rrjedhën e ajrit, temperaturën dhe presionin duke përdorur softuer simulimi.

Ai filloi të dokumentonte çdo proces duke ngarkuar klipe në Douyin dhe, shumë shpejt, filloi të bashkëvepronte me njerëz me të njëjtat interesa. Entuziastët e tjerë ndanë këshilla në seksionin e komenteve, të tjerë e mbështetën dhe disa madje ofruan të printonin falas në 3D komponentët e tij.

Brenda gjashtë muajsh, ai tashmë kishte një prototip. Fatkeqësisht, testi dështoi, pasi vetë Che identifikoi probleme me karburantin, projektimin e dhomës së djegies dhe rregullimin e kompresorit. Por ai nuk e lejoi këtë pengesë që t’ja frenonte ambicien.

”Asgjë nuk mund të arrihet me sukses që në përpjekjen e parë. Edhe nëse nuk kam pasur sukses, kam mësuar diçka dhe kjo më jep motivimin ta ndërtoj për herë të dytë”- shprehet adoleshenti.

Che Jingang tashmë po punon në një version të ri dhe të përmirësuar të një motori turbo funksional dhe po përgatitet ta testojë atë. Ndërkohë, shumica e fëmijëve të moshës së tij janë të zënë duke luajtur Fortnite dhe duke humbur kohën e tyre në mediat sociale. /tesheshi.com/


Burimi: tesheshi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit