E enjte, 18 Qershor 2026

Mëngjesi i së mërkurës ishte tragjik për një të mitur në fshatin Fushticë e Poshtme, pasi i njëjti u aksidentua për vdekje në rrugën Carralevë-Komoran.
Lidhur me këtë rast të rëndë, policia ka zbardhur detaje të reja, ku përmes raportit zyrtar ka bërë të ditur se viktima derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident, transmeton Klankosova.tv.
“I dyshuari mashkull shqiptar, i mitur, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda, i cili pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Tragjike: Aksidentohet për vdekje një i mitur në rrugën Carralevë-Komoran
Burimi: klankosova
