Araghchi vijon ofensivën diplomatike, nga Islamabadi drejt Moskës


E hënë, 27 Prill 2026
Araghchi vijon ofensivën diplomatike, nga Islamabadi drejt Moskës

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është nisur drejt Moskes pas një serie vizitash diplomatike në rajon, në një kohë kur përpjekjet për paqe mes Teheranit dhe Uashingtonit mbeten të bllokuara.

Araghchi zhvilloi vizita në Pakistan dhe Oman, ku u takua me drejtues të lartë, përfshirë shefin e ushtrisë pakistaneze Asim Munir, kryeministrin Shehbaz Sharif dhe ministrin e Jashtëm Ishaq Dar.

Pas këtyre takimeve, ai u kthye përkohësisht në Islamabad dhe më pas u nis për në Moskë, ku pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë rusë.

Sipas mediave iraniane, Teherani ka dërguar “mesazhe me shkrim” drejt Shteteve të Bashkuara përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, duke përcaktuar vijat e kuqe, përfshirë çështjet bërthamore dhe Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, këto nuk konsiderohen si pjesë e negociatave formale.

Zhvillimet vijnë në një moment kur kontaktet direkte mes Iranit dhe SHBA-së janë të ndërprera, ndërsa përpjekjet diplomatike për zbutjen e tensioneve vazhdojnë në disa fronte. /mesazhi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit