E hënë, 27 Prill 2026

Është hapur të hënën zyra e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Mitrovicën e Veriut.
Të pranishëm në këtë hapje ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Me këtë rast, kreu i ekzekutivit u pyet mediat serbe në veri se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, i cili vjen nga radhët e minoriteteve serbe, për çka tha se “duhet ta dini se të gjithë duhet të kujdesen më shumë për qytetarët e thjeshtë”, shkruan KP.
Siç tha ai, kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve, teksa sugjertoi mediat të mos brengosen për ta.
Kurti tha se “diskriminimit i ka ardh fundi”.
“I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithpërfshirje”, u shpreh Kurti.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
