Leo, qortim peshkopëve gjermanë për bekimin e homoseksualëve


E hënë, 27 Prill 2026
Leo, qortim peshkopëve gjermanë për bekimin e homoseksualëve

Papa amerikan, i prerë kundër të paudhëvë seksualë

Papa Leo XIV ka qortuar publikisht peshkopët gjermanë për udhëzimet që lejojnë çiftet e të njëjtit seks të marrin bekime kishtare.

“Selia e Shenjtë ka folur tashmë me peshkopët gjermanë … dhe e ka bërë të qartë se nuk pajtohemi me bekimin e formalizuar të çifteve, në këtë rast çifteve homoseksuale ose çifteve në situata të parregullta, përtej asaj që, nëse do, Papa Françesku ka lejuar shprehimisht duke thënë se të gjithë njerëzit duhet të marrin një bekim,” tha Leo.

Kryepeshkopi i Mynih-Freising, Kardinali Reinhard Marx, miratoi bekimin e çifteve të të njëjtit seks në kryedioqezën e tij në fillim të kësaj jave.

Pozicioni i Marx-it bazohej në udhëzimet e lëshuara nga Konferenca e Peshkopëve Gjermanë dhe Komiteti Qendror i Katolikëve në Gjermani, të cilat konsideroheshin në përputhje me pikëpamjet e Papa Françeskut të mëparshëm.

Megjithatë, pasardhësi i tij Leo, papa i parë nga Shtetet e Bashkuara, konsiderohet më konservator.

Gjatë fluturimit për në shtëpi nga Guinea Ekuatoriale, Lav u tha gazetarëve se “uniteti ose ndarja nuk duhet të sillen rreth çështjeve seksuale“, raporton dpa.

Ai theksoi se “ka çështje shumë më të mëdha dhe më të rëndësishme si drejtësia, barazia, liria e burrit dhe gruas, liria e fesë, të cilat të gjitha duhet të kenë përparësi në lidhje me atë çështje specifike”.

Leo deklaroi se “shprehja e njohur e Françeskut është ‘tuti, tuti, tuti’” – që do të thotë ‘të gjithë, të gjithë, të gjithë’, një shprehje e besimit të Kishës se të gjithë janë të mirëpritur, se të gjithë janë të thirrur të ndjekin Jezusin dhe se të gjithë janë të thirrur për transformim në jetën e tyre”.

“Duke shkuar përtej kësaj sot, mendoj se kjo temë mund të shkaktojë më shumë përçarje sesa unitet”, shtoi Papa. /tesheshi.com/


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit