Kërkohet për lëndim të lehtë trupor, Policia publikon foton e ferizajasit  


E hënë, 27 Prill 2026
Kërkohet për lëndim të lehtë trupor, Policia publikon foton e ferizajasit  

Policia në Ferizaj po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 10 dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të qendrës tregtare The Village, transmeton Klankosova.tv.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast. Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes: Numrit emergjent 192. Stacionit më të afërt policor apo aplikacionin digjital ”Lajmëro policinë”. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit