Kurti: Masakra e Mejës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë


E hënë, 27 Prill 2026
Kurti: Masakra e Mejës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Në përvjetorin e 27-të të masakrës së Mejës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te varrezat e 376 civilëve të vrarë, në Mejë. Poashtu, kryeministri ka bërë homazhe edhe te pllaka përkujtimore e të rënëve në Korenicë.

Duke kujtuar 27 prillin e vitit 1999, kryeministri Kurti tha se masakra e Mejës dhe Korenicës është më e madhja në luftën e fundit dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

“Më 27 prill, janë bërë 27 vjet nga kjo masakër dhe ne kujdesemi që asnjëherë të mos harrojmë e gjithmonë të përkujtojmë gjakun e derdhur për liri të martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Por, njëkohësisht angazhohemi maksimalisht që institucionet e drejtësisë e të sigurisë, t’i sjellin para gjyqit dhe të dënohen ata që ishin urdhërdhënës dhe ekzekutorë”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se në veçanti angazhohemi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, të zhdukurve me dhunë, që gjithsej janë 1565.

Nga Meja, ai u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar, duke theksuar se atje është edhe përgjegjësia, por edhe informacioni mbi të vërtetën e shqiptarëve të zhdukur me dhunë.

“Masakra e Mejës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, e cila ka synuar shfarosjen e popullit shqiptar. Më 27 prill, janë bërë 27 vjet nga kjo masakër dhe ne kujdesemi që asnjëherë të mos harrojmë e gjithmonë të përkujtojmë gjakun e derdhur për liri të martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Por, njëkohësisht angazhohemi maksimalisht që institucionet e drejtësisë e të sigurisë, t’i sjellin para gjyqit dhe të dënohen ata që ishin urdhërdhënës dhe ekzekutorë. Ka disa vite që është e mundshme të bëhet edhe gjykimi në mungesë dhe tashmë është rritur numri i njerëzve kriminelë serbë që po dënohen në mungesë”, tha Kurti.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit