Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë


E martë, 5 Maj 2026
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

I dyshuari për vrasjen e Rexhë Brahimaj në Gjakovë, është vetëdorëzuar mëngjesin e sotëm në polici.

Sipas njoftimit zyrtar, Q. S., rreth orës 09:45 është vetëdorëzuar në polici dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas policisë, për rastin e vrasjes është identifikuar edhe një i dyshuar i dytë.

Aktualisht, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti./klankosova.tv

E dhimbshme: Ky është i riu që u ther për vdekje në Gjakovë

Vrasja në Gjakovë, i dyshuari në arrati – detaje nga policia


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit