Prizren: Shënohet festa tradicionale e Shëngjergjit e njohur si “Dita e Karabashit”


E martë, 5 Maj 2026
Prizren: Shënohet festa tradicionale e Shëngjergjit e njohur si “Dita e Karabashit”

Në Prizren, sot shënohet festa tradicionale e njohur si “Dita e Karabashit”, që kremtohet në kuadër të Shën Gjergjit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Qytetarë jo vetëm nga Prizreni e rrethina, por edhe me gjerë, përfshirë edhe viset veriore të Shqipërisë si zakonisht këtë ditë e shfrytëzojnë për kryer rite të ndryshme fetare,  por edhe për të shëtitur e blerë gjësende të ndryshme.

Në kontekstin e kremtes, qindra njerëz në qytet, vizitojnë varrezat e më të afërmve dhe kryejnë rite fetare në tyrbet e këtushme.

Gurabitë me pasqyre janë pjesë e adhuruar nga fëmijët në kuadër të traditës.

Kremtimi karakterizohet me lojëra të shumta, pastaj  fluks të vizitorëve, kryesisht në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, parkun e qytetit apo ndonjë vendbanimi të lasht, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Kjo festë në disa fshatra të Hasit dhe ato të Rrafshit të Dukagjinit organizohet pranë tyrbeve të shenjta, në afërsi te të cilave theren qengje.

Kremtimi i kësaj feste vazhdon deri në mesnatë, kur qytetarë të shumtë, përfshirë edhe qiftet e reja dalin për xhiro në qytet, ndërsa qendra e Prizrenit zakonisht mbushet si asnjëherë më parë.

Nga ajo që po shihet, mund të thuhet se çdo vit ka zbehje të atmosferës që krijohet në këtë qytet.

Do theksuar se ka zëra, kryesisht nga besimi mysliman, të cilët prej vitesh janë sprehur kundër këtij kremtimi duke e vlerësuar atë si diçka të imponuar dhe të huaj./GazetaePrizrenit.net/

https://www.facebook.com/share/r/1CJKJp6Jva/


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit