E martë, 5 Maj 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar për veprimet që ka ndërmarrë brenda një muaji vetëm për rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Sipas një njoftimi për media, si rezultat i këtyre veprimeve, gjatë muajit prill janë shqiptuar mbi 4200 gjoba për kundërvajtje.
Gjithashtu, 43 patentë shoferë janë sekuestruar përkohësisht, si dhe 50 automjete.
Pjesë e sekuestrimit kanë qenë edhe mjete të tjera, ku sipas njoftimit, janë sekuestruar 42 motoçikleta, skutera dhe trotineta.
“Nga numri i përgjithshëm i gjobave, kundërvajtjet që kanë dominuar, janë evidentuar: Mosrespektim i shpejtësisë: 1958, Parkime të pa rregullta: 1005, Xhamat të errësuar: 256, Drejtimi i mjetit pa Patentë Shofer: 148, Përdorimi i telefonit: 64”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
