E premte, 7 Nëntor 2014
Për qytetaret e Kosovës jeta është bërë shumë e vështirë si në aspektin ekomomik, në atë të sigurisë, shëndetësisë, e së fundi, sikur të mos i mjaftonin të gjitha këto, qytetarëve të lodhur të kësaj shoqërie të lodhur e të rraskapitur, që nga formimi i saj i shtohet edhe një problem tjetër si sëmundje e quajtur “ngërrqi politik”.
Kjo sëmundje e ky sindrom qe po e përhap kjo skene politike kishte ndodhe edhe një here më parë në vitin 2001 kur liderët e asaj kohe nuk po merreshin dot vesh si të ndajnë kulaçin e pushtetit mes veti e fatkeqësisht ai grip si duket prapë i ka rënë skenës sonë politike. Kaluan gati 13 vite që nga ajo dhe Kosova kaloi në shumë faza të zhvillimit të jetës institucionale e politike, kaloi në shumë sfida që nga mbikëqyrja ndërkombëtare, pastaj standardet para statusit… e mezi arriti deri te pavarësia e saj më 2008.
Por fatkeqësishtë po shihet mjaftë qartë se që nga ajo kohë mentaliteti i politikës kosovare nuk ka ndërruar aspak, dhe jemi përsëri në pikën zero, përsëri jemi tek mentaliteti i ngritjes personale politike, e jo i mbrojtjes së interesit të përgjithshme shtetërore e kombëtare te Republikës së Kosovës. Kjo dëshmon mjafte mire se skena politike në Kosovë është e papjekur për te drejtuar institucione dhe për të marrë përsipër fatin e 2 milion banorëve.
Shembulli më i mire i një politikani ishte ai në vitin 2001, kur z. Haxhi Zylfi Merxha në Kuvendin e Kosovës iu thoshte politikave shqiptarë qe fituan në zgjedhjet e atëhershme: “merruni vesh mes veti bre,se të gjithë jeni shqiptare …”
Si duket politikës së Kosovës I duhet një mentalitet i kryetarit të partisë rome të Kosovës z. Haxhi Zylfi Merxha që t’u thotë: merruni vesh shqiptarë jeni, nuk keni te bëni me pushtuesit serbe apo te tjerë; se me këto gjera qe po ndodhin tash e 6 muaj nga gjitha të partitë, qytetaret janë lodhur e janë rraskapitur duke pritur se çfarë përfundimi do te ketë kjo loja e shahut politik.
E tani Kosova ka nevojë për politikan si Haxhi Merxha që merren vesh mes veti.
Shkruan: Kushtrim KADRIU
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.