Refuzoi Barcelonën, ja se kë zgjedh Alvarez


E mërkurë, 20 Maj 2026
Refuzoi Barcelonën, ja se kë zgjedh Alvarez

Julian Alvarez pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar së verës. 

Sulmuesi i Atletico Madrid është kthyer në objektivin kryesor të disa prej klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa interesimi më serioz vjen nga Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Sipas raportimeve pranë lojtarit, PSG-ja ka marrë avantazhin vendimtar në garën për transferimin e argjentinasit. 

Thuhet se vetë Alvarez e sheh me prioritet kalimin në Paris, ku do të kishte mundësinë të punonte nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique.

Klubi francez e konsideron sulmuesin si figurën ideale për të udhëhequr projektin e ri ofensiv. Luis Enrique prej kohësh kërkon një lojtar me profil të plotë ofensiv, i aftë të bëjë diferencën si në zonë ashtu edhe jashtë saj, shkruan Telegrafi.

Lëvizshmëria, instinkti për gol dhe intensiteti në lojë e bëjnë Alvarezin një nga objektivat kryesorë të PSG-së.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit