E mërkurë, 20 Maj 2026

Zv/presidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka shqyrtuar kurrë dërgimin e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit në Rusi, transmeton Anadolu.
“Kjo nuk është aktualisht pjesë e planit tonë dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e planit tonë. Kam parë disa raportime për këtë. Nuk e di nga vijnë, por presidenti do të vazhdojë të negociojë një marrëveshje, kështu që kjo aktualisht nuk është pjesë e planit të qeverisë së SHBA-së”, u tha Vance gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Iranianët nuk e kanë ngritur këtë çështje. Mendoj se kjo nuk është diçka për të cilën iranianët do të ishin veçanërisht të interesuar dhe e di se as presidenti nuk është shumë i interesuar për këtë. Por kush e di, nuk do të bëj paraprakisht zotime në një negociatë për ndonjë çështje të caktuar”, shtoi ai.
Rrjeti televiziv shtetëror saudit Al Hadath raportoi se një propozim i përditësuar iranian për t’i dhënë fund luftës parashikon që Teherani është i gatshëm “ta transferojë uraniumin e pasuruar në Rusi në vend të SHBA-së, nën kushte të caktuara”.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
