E hënë, 25 Maj 2026

Pep Guardiola i dha fund aventurës 10-vjeçare te Manchester City me një humbje 2-1 ndaj Aston Villas dhe emocione të forta pas ndeshjes.
Trajneri spanjoll nuk i mbajti lotët gjatë lamtumirës në “Etihad”, ndërsa pranoi se ndihet “shumë i lodhur” pas një dekade historike në krye të klubit anglez.
“Është koha e duhur. E ndiej se ky është vendimi më i mirë për klubin dhe lojtarët”, deklaroi Guardiola.
Gjatë periudhës së tij te City, ai fitoi 20 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Premierligës dhe një Ligë të Kampionëve, duke u kthyer në trajnerin më të suksesshëm në historinë e klubit./04 Online
Burimi: 04online
